Xhibrili dhe Profeti a.s

Xhibrili dhe Profeti a.s

Ebu Hurejra r.a. tregon: “Një ditë, ndërsa i Dërguari i Allahut a.s. ishte ulur mes njerëzve, Xhibrili shkoi drejt e tek ai dhe i tha: “Ç’është islami?” I Dërguari i Allahut a.s. iu përgjigj: “Islami është të besosh në Allahun, në Melekët e Tij, në Takimin me Të, në të Dërguarit e Tij dhe të besosh në Ringjalljen.” Ai pyeti përsëri: “Ç’është islami?” I Dërguari i Allahut a.s. u përgjigj: “Të adhurosh vetëm Allahun dhe të mos i shoqërosh Atij dikë a diçka tjetër në adhurim, të falësh (rregullisht) namazet (e detyruara), të japësh zekatin e caktuar dhe të mbash agjërimin e Ramazanit.” (Më tej) ai e pyeti: “Ç’është ihsani (përsosuria në adhurim)?” I Dërguari i Allahut a.s. iu përgjigj: “Ta adhurosh Allahun sikur të jesh duke e parë Atë dhe, nëse ti nuk e sheh Atë (për shkak se nuk e ke arritur këtë gjendje përkushtimi), atëherë (dije mirë) se Ai të sheh ty.” (Pastaj ai përsëri) pyeti: “Kur do të jetë Ora (çasti i fundit i kësaj bote)?” I Dërguari i Allahut a.s. iu përgjigj: “I pyeturi nuk di më shumë se pyetësi (në lidhje me këtë çështje), por po të njoftoj për shenja të saj:
1- Kur robina të lindë padronin e saj (lindje nga marrëdhënie imorale etj.) dhe,
2- kur barinjtë e deveve të zeza të bëjnë gara në ngritjen e ndërtesave të larta.

Dija e Orës është një nga pesë të fshehtat të cilat askush nuk i di përveç Allahut. Pastaj Pejgamberi a.s. këndoi: “Pa dysliim, vetëm Allahu e di Orën e caktuar. Ai e zbret shiun dhe e di ç’ka në barkun e shtatzës. Asnjë njeri nuk di ç’do të fitojë nesër dhc askush nuk e di se në ç’vend do të vdesë. Me të vërtetë, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe Njohës i çdo gjëje.” (Kuran, 31:34).
Kur i panjohuri u kthye dhe u largua, atëherë Pejgamberi a.s. u tha shokëve të vet: “Thirreni dhe kthejeni prapë.” Por ata nuk panë gjë. Pastaj Pejgamberi a.s. tha: “Ky qe Xhibrili a.s., i cili erdhi t’u mësojë njerëzve fenë e tvre.” (50)

Leave a Reply