Unë isha islamofobe, por përfundova muslimane

Unë isha islamofobe, por përfundova muslimane

Përse?

Unë isha lindur dhe rritur në Amerikë. Kur ndodhi ngjarja e 11 shtatorit unë isha 23 vjeç. Nuk kisha dëgjuar kurrë për islamin dhe madje as fjalën musliman. Isha e tmerruar nga ato që kishin ndodhur dhe të dielën që pasoi u bëra e krishterë, për shkak të asaj që pashë. E dija që duhet të praktikoja fenë e krishterë, por nuk e kisha pranuar kurrë. Shkova në kishë bashkë me fëmijët e mi, tre dhe gjashtë vjeç, duke menduar: “Të bëhemi të gjithë të krishterë, që në rast se këta njerëz të çmendur na bëjnë ndonjë gjë, të paktën ta dimë që jemi të shpëtuar.”.

Isha mbështetëse e luftës në Irak dhe e propagandoja fuqimisht atë. Madje i mora fëmijët në prehër natën që bombarduam Afganistanin, duke parë çfarë po ndodhte dhe duke iu thënë se kjo që po bënim ishte një gjë shumë e mirë.

As nuk e dija ku ndodhej Lindja e Mesme. Me aq sa dija unë mund të ndodhej dhe në Gjermani. Nuk dija asgjë për Iranin, Afganistanin apo Palestinën, por kam kaluar me vite të tëra duke shpërndarë urrejtje dhe gënjeshtra të tmerrshme për njerëzit, vendet dhe një besim, për të cilin nuk dija asgjë dhe për më tepër gëzohesha që po bombardoheshin.

Kur Obama kandidoi për president herën e parë, të betohem që nuk doja ta lejoja, pasi ai ishte musliman, ose së paku kështu thoshin të gjithë në atë kohë.

Kisha parë vetëm 5-6 vargje urrejtjeje nga Kur’ani dhe me sa duket askush nuk kishte arritur të gjente më shumë vargje të tilla prej tij, ndaj e gjeta vet një të tillë dhe nisa ta lexoja, në kërkim të më shumë materiali. Nç fakt, nuk kishte asgjç tç tillç.

Kur’ani ma ndryshoi zemrën dhe të gjithë jetën time. Mësova se Kur’ani nuk mësonte urrejtjen dhe kështu m’u hap zemra drejt besimit. Duke qenë se kisha lexuar fjalë për fjalë katër versione të Biblës, pashë që në Kur’an pasqyroheshin shumë  histori prej Biblës.

Kur’ani m’i bëri aq të dashur njerëzit e përmendur në këto histori sa asnjëherë nuk e kisha imagjinuar. Kështu që nisa të studioja që të zbuloja çfarë po ndodhte në ato vende. Si kishin rrjedhur ngjarjet që këta njerëz dhe besimet si judaizmi, krishtërimi dhe islami kishin ardhur deri këtu. Kështu mësova të vërtetën në lidhje me atë që po ndodhte në Lindjen e Mesme. Kur mësova të vërtetën dhe sidomos përfshirjen e vendit tim dhe sa të manipuluara janë lajmet tona, u sëmura për shumë ditë me radhë. Qava aq shumë sa thuajse u dehidratova. Kishin humbur shumë jetë të pafajshme dhe ishin thënë shumë gënjeshtra. Ishte gjëja më e vështirë që kisha kaluar deri atëherë. E kisha shumë të vështirë të shikoja veten time në pasqyrë.

Asnjëherë nuk arrita ta kaloja plotësisht atë gjendje. Mendimi se duke dëshiruar vdekjen e atyre njerëzve i kisha përlyer duart e mia me gjak do të më peshojë gjithmonë në zemër. Në këtë moment mora vendimin të shpërndaja të vërtetën, duke shpresuar që edhe njerëz të tjerë të hapin sytë ndaj të vërtetës. Ata duhet ta dinë që i kanë gënjyer dhe janë orientuar të urrejnë njerëz të tjerë që nuk janë armiqtë tanë, thjesht për të mbështetur qeverinë tonë të pushtojë vende të tjera.

Uroj të arrij tek më shumë njerëz përmes të vërtetës sesa përmes gënjeshtrave.

Burimi: aboutislam.net

Leave a Reply