Sahabi që strehoi Profetin a.s

Sahabi që strehoi Profetin a.s

Ka shumë për të thënë për Ebu Ejub El Ensarin. Ai është një nga shokët më të vyrtytshëm dhe më të nderuar të profetit Muhamed a.s. Ai jetoi një jetë gati 100-vjeçare në shërbim të islamit dhe profetit a.s. Ai ishte i pajisur me shumë dhunti, por një nga dhuratat më të mëdha që iu dha Ebu Ejub El Ensarit ishte gjatë hixhrit, shpërnguljes së profetit a.s nga Meka në Medine.

Kur profeti a.s hyri në Medine, Ensari e tërhiqte devenë e profetit a.s nga vetja, pasi të gjithë po garonin për të pasur si mik në shtëpitë e tyre njeriun e dalluar, profetin a.s.

Sidoqoftë profeti a.s tha: “Lëre devenë time, pasi atë e komandon Allahu.”

Kështu mund ta imagjinoni ankthin e ensarëve teksa prisnin ku do të ndalonte deveja. Ajo ndaloi në shtëpinë e bekuar të Ebu Ejub El Ensarit. Kur ndodhi kjo gjë mund ta përfytyroni gëzimin që ndjeu Ebu Ejub Ensari. Profeti a.s hyri në shtëpi dhe Ebu Ejubi donte ta nderonte profetin a.s, ndaj i tha: “Ju lutem, qëndroni në katin e dytë, ndërsa unë bashkë me time shoqe po qëndrojmë në katin e parë.” Profeti a.s i tha: “Mua më vizitojnë shumë njerëz, ndaj më lejoni të qëndroj në katin e parë, kurse ju qëndroni në katin e sipërm.”

Një nga gjërat më të bukura që ndodhi ishte kur gjatë një nate u thye një enë qelqi me ujë. Uji po kullonte në tavan dhe mund të binte mbi profetin a.s. Ebu Ejubi dhe bashkëshotrja e tij morën çarçafin e tyre dhe e thanë ujin në mënyrë që të mos binte mbi profetin a.s.

Kur Ibn Abasi, valiu i Irakut e takoi Ebu Ejubin i tha atij: “Nëse vjen në shtëpinë time, unë do të ta liroj të gjithë shtëpinë, ashtu siç ia lirove ti shtëpinë tënde Profetit a.s”.

Zoti ia mundësoftë Ebu Ejubit të qëndrojë në shoqërinë e profetit Muhamed a.s në botën tjetër!

Burimi: Aboutislam.com

Leave a Reply