Profeti a.s me madhështinë e personalitetit dhe gradën e tij të lartë

Profeti a.s me madhështinë e personalitetit dhe gradën e tij të lartë

Prof. Dr. Ali Xhuma[1]

Universiteti el-Ez’her, Kajro

«Nuk është i mundur perceptimi i personalitetit të Muhamedit (s.a.u.s) në të gjitha aspektet e tij. Ai ishte Muhamedi Profet, Muhamedi luftëtar, Muhamedi biznesmen, Muhamedi politikan, Muhamedi predikues, Muhamedi reformator, Muhamedi strehues i jetimëve dhe mbrojtës i skllevërve, Muhamedi çlirues i grave dhe Muhamedi gjykatës … Të gjitha këto role të mrekullueshme në të gjitha disiplinat e jetës njerëzore e kualifikojnë atë – Muhamedin – për të qenë një hero».

Ai është i cili u plotësua kuptimi dhe portreti i tij

Pastaj Krijuesi i Shpirtrave të dashur e zgjodhi

I pakrahasueshëm, e i pashoq në virtytet e tij

Vetë esenca e bukurisë është në natyrën e tij

 «Nuk është i mundur perceptimi i personalitetit të Muhamedit (s.a.s.) në të gjitha aspektet e tij. Ai ishte Muhamedi Profet, Muhamedi luftëtar, Muhamedi biznesmen, Muhamedi politikan, Muhamedi predikues, Muhamedi reformator, Muhamedi strehues i jetimëve dhe mbrojtës i skllevërve, Muhamedi çlirues i grave dhe Muhamedi gjykatës … Të gjitha këto role të mrekullueshme në të gjitha disiplinat e jetës njerëzore e kualifikojnë atë – Muhamedin – për të qenë një hero».[2]

Mëshira e dhuruar për njerëzimin

Profeti – Muhamed – (s.a.s.), ka një gradë të lartë dhe një pozitë të jashtëzakonshme tek Zoti i tij, pozitë e cila i tejkaloi të gjitha krijesat së bashku; ai (s.a.s.) është prijësi i bijve të Ademit (a.s), madje ai është i prijësi dhe i përzgjedhuri i universeve dhe parisë e elitës së tyre dhe ai – Muhamedi – (s.a.s.) është më i lartësuar se vetë engjëjt dhe më i mirë se arshi dhe në të vërtetë nuk e din vlerën dhe pozitën e tij të lartë askush tjetër përveç Krijuesit të tij të Plotfuqishëm.

Zoti ynë e ka veçuar me cilësi dhe privilegje të shumta dhe Ai e përgëzoi atë (s.a.s.) dhe e shumëfishoi falënderimin për të dhe llojet e përmendjes të tij; herë e përgëzon atë në mënyrë të përgjithshme dhe herë tjetër i bën falënderim të detajuar dhe e përmend atë në Kur’anin e Tij me cilësitë më të larta, madje, Zoti ynë i Madhërishëm, nuk i është drejtuar asnjëherë atij vetëm me emrin e tij siç ka bërë me profetët para tij por gjithmonë i drejtohet atij (Muhamedit):

{يَا أَيُّهَا النَّبِيُّ} “O profet”, ose{يَا أَيُّهَا الرَّسُولُ} “O i dërguar (lajmëtar)”, ose{يَا أَيُّهَا الْمُدَّثِّرُ} “O ti i mbështjellë”, ose{يَا أَيُّهَا الْمُزَّمِّلُ} “O ti i mbuluar”.

E ka përgëzuar Zoti ynë – Muhamedin – në librin e tij me cilësi fisnike si mëshira: “Dhe Ne nuk të kemi dërguar ty (o Muhamed), veçse si mëshirë për botët.” (El-Enbija:107), dhe gjithashtu ka thënë i Plotfuqishmi: “Tashmë ju ka ardhur një i Dërguar nga gjiri juaj. Atij i vjen rëndë për gjynahet që bëni ju, jua dëshiron të mirën me gjithë zemër që ju të shkoni rrugës së drejtë dhe është i butë e i mëshirshëm me besimtarët.” (Et-Tube:128). Zoti ynë e cilësoi atë – Muhamedin – me Dritën Udhëzuese në të Drejtë në thënien e Tij: “O ti Pejgamber, Ne të dërguam ty dëshmues, lajmëtar përgëzues e qortues. Dhe me urdhrin e Allahut, thirrës për në rrugën e Tij dhe pishtar ndriçues.” (El-Ahzab:45-46). Dhe thotë i Plotfuqishmi: “O ithtarë të librit, juve ju erdhi i dërguari Jonë që ju sqaron shumë nga ajo që fshihnit prej librit, e për shumë nuk ju jep sqarime. Juve ju erdhi nga Allahu dritë dhe libër i qartë.” (Maide:15).

 

Përmendja e gjymtyrëve të trupit të tij fisnik në Kur’an

Nga mënyrat më të larta me anë të të cilave Allahu i Madhëruar e dalloi profetin e tij të shenjtë (s.a.s.), është përmendja e tij nga Allahu në Kur’an me shumicën e gjymtyrëve dhe pjesëve të trupit të tij (s.a.s.). Nuk ekziston ndonjë engjëll i afërt apo profet i dërguar të cilin Allahu e përgëzoi dhe lavdëroi me përmendjen e gjymtyrëve dhe cilësive të tij në këtë mënyrë të detajuar.

Zoti ynë përmend fytyrën fisnike të Muhamedit (s.a.s.) në Librin e Tij të Dashur (Kur’anin) dhe thotë: “Ne të pamë ty (Muhamed) që vazhdimisht drejtoje shikimin (fytyrës) nga qielli. Mirë pra, Ne do të të kthejmë ty nga kibla që të kënaq ty. Prandaj, ktheje fytyrën tënde nga Xhamia e Shenjtë (Qabeja)!” (El-Bekare:144), duke përfshirë në kontekst një lavdërim të madh përtej përmendjes së fytyrës, synimi i të cilit (lavdërimit) është se vetëm me drejtimin e shikimit, pra fytyrës së tij fisnike, Allahu i dha atij atë që dëshironte pa as më të voglën pyetje dhe pa asnjë fjalë të nxjerrë nga goja e tij (s.a.s.) dhe bereqeti i fytyrës së tij në kthimin e saj ishte për të realizuese e dëshirës së tij.

Dhe fytyra e Muhamedit (s.a.s.) është përmendur në disa versete Kur’anore të tjera si: “Prandaj, ktheje fytyrën tënde nga Xhamia e Shenjtë (Qabeja)!” (El-Bekare:144), “Nga cilido vend që të dalësh, ktheje fytyrën nga Xhamia e Shenjtë.” (El-Bekare:149), “Nëse ata të kundërshtojnë ty (o Muhamed) thuaju: Unë (fytyra ime) i përulem vetëm Allahut, e po ashtu edhe ata që më pasojnë mua” (Al ‘Imran:20), “Dhe (më është thënë): Bëhu (drejtoje fytyrën tënde) i sinqertë në fe dhe kurrsesi mos u bëj nga idhujtarët” (Junus:105), “Drejtohu (me fytyrën tënde) ti me përkushtim në fenë e drejtë” (Er-rum:43).

 Allahu i Madhëruar ka përmendur gjithashtu sytë e tij (s.a.s.) në më shumë se një verset, ku mund të përmendim: “Mos i drejto sytë e tu nga kënaqësitë, që Ne ua kemi dhënë disave prej tyre” (El-Hixhr:88), “dhe mos i shmang sytë nga ata” (El-Kehf:28), “Mos e hidh shikimin në të mirat kalimtare, që Ne ua kemi dhënë disave prej tyre” (Taha:131).

Allahu përmend vështrimin e tij (s.a.s.) në disa versete gjithashtu: “por ai (Muhamedi) pa disa nga mrekullitë më madhështore të Zotit të tij” (En-Nexhm:18) dhe kjo një përvetësim dhe lavdërim për shikimin e tij dhe se ai (s.a.s.) vështroi nga argumentet dhe mrekullitë të cilat nuk i kishte parë askush para tij. Dhe i Plotfuqishmi u drejtohet mosbesimtarëve, duke u tërhequr vëmendjen për përgënjeshtrimin e tyre nga atyre që Muhamedi (s.a.s.) pa: “Vallë, a do ta kundërshtonit atë për çfarë ka parë” (En-Nexhm:12) dhe pastaj Zoti ynë tregon veçimin e profetit të tij (s.a.s.) me shikimin e Xhebrailit (a.s.) në formën e tij origjinale: “ndërkohë që ai e ka parë atë (Xhebrailin) edhe një herë tjetër” (En-Nexhm:13).

Ashtu përmend Zoti ynë i Madhërishëm shikimin fisnik të Muhamedit në Librin e Tij: “Shikimi i tij nuk u shmang dhe as nuk e kaloi masën” (En-Nexhm:17) dhe në këtë kontekst përfshihet lavdërimit më tepër se përkujtimi e përmendja; sepse e lavdëroi Zoti ynë shikimin, duke e cilësuar si të vërtetë e të sinqertë dhe jo si i pavërtetë e i dalë nga origjina e të vështruarit. “Së shpejti ti do ta shohësh, por edhe ata (jobesimtarët e Mekës) do ta shohin” (El-Kalem:5), “Vështroji ata (kur t’u zbresë dënimi), se edhe ata do ta shohin (si janë pasojat e mosbesimit të tyre)!” (Es-Saffat:175), “Vështroji ata, se edhe ata do ta shohin!” (Es-Saffat:179).

Dhe e ka përmendur Allahu veshin e tij (s.a.s.) në disa vende në Kur’an dhe e përmend atë për t’iu kundërvënë jobesimtarëve: “Ka prej tyre që e ofendojnë Pejgamberin e thonë: “Ai është bërë vesh (beson çka dëgjon)”. Thuaj: “Ai është vesh i të mirës suaj (dëgjon të mirën dhe nuk vepron të keqen), ai beson Allahun (çka i thotë), u zë besë besimtarëve dhe është mëshirues për ata që besuan nga mesi juaj, e ata që nuk e lënë të qetë të dërguarin e Allahut, ata kanë dënim të dhembshëm.” (Et-Teube:61).

Përmend Zoti ynë gjithashtu edhe dëgjimin e tij fisnik (s.a.s.) në Librin e Tij të Dashur: “Ti nuk do të dëgjosh tjetër, veç pëshpëritjes.” (Taha:108).

Zoti ynë i Madhërishëm përmend edhe shqiptimin (të folurën) e tij duke thënë: “Ai nuk flet sipas qejfit të vet” (En-Nexhm:3) dhe kjo është tregues i sinqeritetit të tij (s.a.s.) në të folur dhe vërtetësisë së thënieve të tij.

Dhe gjithashtu lavdëron Zoti ynë zërin e tij (s.a.s.) me nderim dhe respekt dhe duke iu tërhequr vëmendjen shokëve të tij që të kenë parasysh mosngritjen e zërit të tyre përtej këtij caku: “Mos e ngrini zërin tuaj mbi zërin e Profetit” (El-Huxhurat:2).

I Plotfuqishmi përmend në Kur’an gjuhën fisnike të Muhamedit (s.a.s.): “Ne e kemi bërë atë (Kur’anin) të lehtë, në gjuhën tënde, vetëm që, nëpërmjet tij, ti t’u japësh lajmin e mirë besimtarëve të devotshëm dhe të paralajmërosh njerëzit kokëfortë (në mosbesimin e tyre).” (Merjem:97), “Ne e kemi bërë të lehtë Kur’anin në gjuhën tënde, që ata të mund të marrin këshilla” (Ed-Duhan:58), “Mos nxito (o Muhamed) në leximin e Kur’anit me gjuhën tënde” (El-Kijame:16).

Allahu i Madhërishëm përmend gjithashtu kraharorin (gjoksin) e tij të pastër (s.a.s.) në Librin e Tij Famëlartë duke thënë: “Vallë, a nuk ta hapëm ty (Muhamed) kraharorin (për të pranuar besimin)” (El-Inshirah:1) dhe kjo është një shenjë e mirësive të shumta, që Allahu ia mundësoi atij (s.a.s.) dhe virtyti e fama e profetit (s.a.s.) në hapjen e kraharorit të tij. Dhe Allahu qetëson të dashurin e tij të Përzgjedhurin (s.a.s.): “Ky Libër të është shpallur ty; le të mos ketë kurrfarë shtrëngimi në zemrën tënde për shkak të tij! Ai të është shpallur, që nëpërmjet tij të paralajmërosh jobesimtarët dhe të këshillosh besimtarët!” (El-A’raf:2) dhe përmend kraharorin e tij për ta argëtuar e qetësuar profetin (s.a.s.) me thënien e tij: “Mund të ndodhë që ti (Muhamed) të lësh mënjanë diçka nga ato që të janë shpallur ty dhe të të ngushtohet kraharori, sepse ata thonë: Përse nuk i është dërguar ndonjë thesar? ose, Përse nuk vjen një engjëll me të? Ti je vetëm paralajmërues e Allahu kujdeset për çdo gjë.” (Hud:12). Dhe përmend Allahu kraharorin e tij në një kontekst tjetër për ta mbështetur profetin (s.a.s.): “Ne e dimë mirë, që ty të ngushtohet zemra nga fjalët e tyre” (El-Hixhr:97).

Edhe zemrën e tij fisnike e përmend Allahu në Kur’anin Famëlartë dhe përshin në këtë përmendje lavdërimin për të (s.a.s.): “Thuaju (o Muhamed) atyre që janë armiq të Xhebrailit, se ai e ka zbritur Kur’anin në zemrën tënde me lejen e Allahut, si vërtetues të librave të shenjtë të mëparshëm dhe si udhërrëfyes e lajm të mirë për besimtarët” (El-Bekare:97), “Sikur të ishe i ashpër dhe i vrazhdë, ata do të largoheshin prej teje.” (Al ‘Imran:159), “Atë e zbriti Shpirti i besueshëm (Xhebraili) në zemrën tënde (o Muhamed) që të jesh nga ata që paralajmërojnë” (Esh-Shu’ara’:193-194), madje Zoti ynë e lavdëroi zemrën e profetit të tij (s.a.s.) në mënyrë të veçantë kur vërtetoi se zemra e profetit (s.a.s.) është më e fortë se malet në përballimin e zbritjeve të Shpalljeve Hyjnore: “Sikur këtë Kur’an t’ia shpallnim ndonjë mali, ti do ta shihje atë (mal) të përulur dhe të copëtuar nga frika e Allahut. Shembuj të tillë Ne ua japim njerëzve, që ata të meditojnë.” (El-Hashr:21) dhe Allahu e zbriti atë (Shpalljen Hyjnore, Kur’anin) në zemrën e profetit (s.a.s.) dhe ai përballoi atë që nuk mund ta përballojë mali i lartë e i qëndrueshëm.

Dhe e veçoi Zoti ynë zemrën e tij (s.a.s.) me përmendje në Librin e Dashur (Kur’anin), duke përfshirë lavdërimin e kësaj zemre fisnike: “Zemra (e Muhamedit) nuk gënjen për atë që ka parë” (En-Nexhm:11), “Ne po t’i tregojmë ty disa nga historitë e të dërguarve, për të ta forcuar zemrën” (Hud:120), “Ne ta kemi shpallur kështu për të forcuar zemrën tënde dhe ta kemi zbuluar qartazi varg pas vargu” (El-Furkan:32).

Allahu ka përmendur edhe dorën e profetit (s.a.s.) në kontekstin urdhëror të animit nga e mesmja e artë mes koprracisë dhe të shpenzuarit pa kufi duke thënë: “Mos e shtrëngo dorën, as mos u bëj dorëshpuar e të mbetesh i qortuar dhe i mjerë.” (El-Isra’:29) ashtu siç ka përmendur Zoti ynë kurrizin e profetit (s.a.s.) në kontekstin e mirënjohjes ndaj tij: “Dhe ta hoqëm barrën e cila ta rëndonte tepër kurrizin” (El-Inshirah: 2-3).

Origjina e tij fisnike

Allahu i Madhëruar përmend cilësitë dhe gjërat e tij personale fisnike pa përmendur organet duke i lavdëruar ato; dhe nga këto cilësi prejardhja e tij fisnike (s.a.s.): “dhe lëvizjet e tua midis atyre që përulen në sexhde.” (Esh-Shu’ara’:219). Transmetohet nga Ibni Abasi (r.a) rreth kuptimit të këtij verseti dhe tha: «Domethënë në përgatitjen e tij në origjinën e prindërve (paraardhësve) Adem dhe Nuh dhe Ibrahim derisa e nxori atë profet» (Tefsiri i Kurtubiut).

Ai ishte më i përshtatshmi profet mes popujve të tyre dhe ishte absolutisht populli më i përshtatshëm, ashtu siç lajmëron vetë (s.a.s.), transmetohet nga Uathileh bin El-eska’ se profeti (s.a.s.) ka thënë: “Me të vërtetë Allahu ka përzgjedhur Ismailin prej bijve të Ibrahimit, dhe përzgjodhi prej bijve të Ismailit Beni Kenaneh, dhe përzgjodhi nga Beni Kenaneh Kurejshët, dhe përzgjodhi Beni Hashimët prej Kurejshëve, dhe më përzgjodhi mua prej Beni Hashimëve” (Munedi i Ahmedit). Dhe transmetohet prej xhaxhait të tij Abas (r.a.) se Profeti (s.a.s.) ka thënë: “Allahu krijoi krijesat dhe më bëri mua prej më të mirëve ndër ta, prej më të mirëve të kohës së tyre, pastaj zgjodhi fiset dhe më caktoi mua në fisin më të mirë, pastaj zgjodhi shtëpitë dhe më caktoi mua në njërën prej shtëpive më të mira, prandaj unë jam më i përzgjedhuri prej njerëzve të tyre dhe nga më e mira derë prej tyre”. (Termidhi)

Ai është prijësi ynë Ebul-Kasim Muhamed bin Abdullah bin Abdul-mutalib bin Hashim bin Abdu-menaf bin Kusaj bin Kilab bin Murrah bin Ka’b bin Lu’ej bin Galib bin Fehr bin Malik binin-nad’r bin Kenaneh bin Khuzejmeh bin Mudrikah bin Iljas bin Mudir bin Nezar bin Muid bin Adnan.

Dhe nëna e tij (s.a.s.) është Aminah bint Veheb bin Abdu Menaf bin Zuhrah bin Kilab i përmendur në prejardhjen e tij (s.a.s.) dhe ai është gjyshi i tij i pestë.

Prejardhje si të ishte dielli i duhasë

Dritë dhe shtyllë nga ndarja e mëngjesit

Nuk ka në to veçse prijës prej prijësi

Përfitoi moralin, devotshmërinë dhe mirësinë.[3]

Në këtë mënyrë Allahu e përcaktoi jetën e profetit të tij dhe kohën e qëndrimit të tij në Tokë dhe u betua për këtë në Librin e Tij duke thënë: “Betohem për jetën tënde (o Muhamed), se ata ishin vërtet të përhumbur në dehjen e tyre!” (El-Hixhr:72). Ashtu siç e përcaktoi Zoti ynë i Lartësuar vendin në të cilin do të jetonte profeti ynë fisnik (s.a.s.) duke thënë në lavdërimin e Tij ndaj vendit të të dashurit (s.a.s.): “Betohem për këtë vend (Mekën), në të cilin ti je i lirë (o Muhamed)” (El-Beled:1-2).

Dhe lavdëroi Zoti ynë i Plotfuqishëm gratë e tij (s.a.s.), të cilat nuk e arritën këtë gradë të lartë veçse për shkak të afrimitetit të tyre me profetin e përzgjedhur (s.a.s.), duke thënë: “O gratë e të Dërguarit! Ju nuk jeni si gratë e tjera.” (El-Ahzab:32) dhe me të njëjtin kuptim: “I Dërguari është më i afërt me besimtarët, sesa ata për njëri-tjetrin; gratë e tij janë (si) nënat e tyre” (El-Ahzab:6).

Dhe në të vërtetë përmendim sa u tha më lart si shprehje të njohjes sonë të pozitës së tij fisnike në atë ngjarje të madhërishme e cila është “ngjarja e Mevludit Sherif”.

Festimi i Mevludit Sherif

Mevludi Sherif ka qenë një vështrim i mëshirës Hyjnore për sa i përket historisë njerëzore në tërësi. Kur’ani Fisnik shprehet për praninë e Profetit (s.a.s.) se ai është mëshirë për gjithë botët: “Dhe Ne nuk të kemi dërguar ty (o Muhamed), veçse si mëshirë për botët” (El-Enbija:107) dhe kjo mëshirë nuk është e kufizuar, por përfshin edukimin e njerëzimit, purifikimin, mësimin dhe udhëzimin e tyre drejt Udhës së Drejtë dhe përparimin e tyre në nivelin moral dhe material të jetës së tyre, ashtu siç ajo nuk kufizohet vetëm me popujt e asaj kohe por zgjatet me zgjatjen e të gjithë kohës: “Ai do ta dërgojë atë edhe tek të tjerë (myslimanë) nga ata, të cilët ende nuk u janë bashkuar. Ai është i Plotfuqishmi dhe i Urti” (El-Xhumu’a:3).

Edhe festimi i Mevludit të prijësit të Universeve dhe Vulës së Profetëve dhe të Dërguarve, profetit të mëshirës dhe lehtësimit të umetit, prijësit tonë Muhamedit (s.a.s.) është ndër punët më të mira dhe ndër aktet më të mëdha të adhurimit[4], sepse shpreh gëzim dhe dashuri për Profetin (s.a.s.). Dhe dashuria ndaj profetit është një nga parimet themelore të besimit dhe transmetohet hadithi i saktë nga ai (s.a.s.) se ka thënë: «Nuk beson askush prej jush deri sa të bëhem më i dashur për të se djali i tij, babai i tij dhe të gjithë njerëzit.» (Transmeton Buhariu).

Ka thënë Ibni Rexhebi: “Dashuria ndaj Profetit (s.a.s.) është një nga parimet themelore të besimit dhe ajo krahasohet me dashurinë ndaj Allahut të Madhëruar dhe Allahu e ka krahasuar me të dhe premtoi e u zotua për ata që vënë para këtyre dy dashurive diçka nga gjërat e dëshiruara, sigurisht nga të afërmit dhe pasuritë dhe pronat etj., duke thënë: “Thuaj: Nëse etërit tuaj, bijtë tuaj, vëllezërit tuaj, gratë tuaja, farefisi juaj, pasuria juaj që e keni fituar, tregtia për të cilën keni frikë se nuk do të shkojë mirë dhe shtëpitë ku e ndieni veten rehat, janë më të dashura për ju sesa Allahu, i Dërguari i Tij dhe lufta në rrugën e Tij, atëherë pritni deri sa Allahu të sjellë vendimin (dënimin) e Tij. Allahu nuk e udhëzon në rrugën e drejtë popullin e pabindur.” (Et-Teube:24). Dhe kur Omeri i tha Profetit (s.a.s.): Ti më je më i dashur se çdo gjë tjetër përveç vetes sime. Tha: «Jo o Omer, deri sa të jemi më i dashur për ty se vetja jote.» Omeri tha: Pasha Allahun, tani më je më i dashur se vetja ime. Tha: «Tani o Omer». (Transmeton Buhariu).

Festimi i ditëlindjes së tij (s.a.s.) është përmendje e vetë Profetit dhe përmendja e Profetit është urdhër, që nuk dyshohet në legjitimitetin e tij, sepse ai është parimi i parimeve dhe shtylla e saj e parë; Allahu i caktoi profetit (s.a.s.) një gradë dhe pozitë të lartë dhe ia shpalli tërë universit emrin e tij, dërgimin e tij, personalitetin e tij dhe pozitën e tij dhe i gjithë universi ndjeu një gëzim të përhershëm dhe lumturi absolute me dritën e Allahut dhe lehtësimin e Tij dhe mirësinë e Tij për mbarë botën dhe argumentin e Tij.

Dhe që nga shekulli i 4 dhe i 5 i hixhretit, paraardhësit tanë, dijetarët e Selefi Salihit përmendën dhe futën festimin e Mevludi Sherifit të Profetit më të Madh (s.a.s.) dhe ringjallën natën e Mevludit me lloje të shumta adhurimesh, si shpërndarja e ushqimit, leximi i Kur’anit, lutjet e shumta, recitimin e poezive dhe lavdeve për Profetin e Allahut (s.a.s.), siç argumenton për këtë më tepër se një nga studiuesit e historisë si dy Hafizët Ibn El-xheuzij dhe Ibni Kethiri, Hafizi Ibn Dihjetu El-Andalusij, Hafizi Ibnu Haxher dhe vula e Hafizëve Xhelalud-dijn Es-Sujutij, Allahu i mëshiroftë të gjithë.

Dhe një grup dijetarësh dhe juristësh kanë shkruar rreth pëlqyeshmërisë së festimit të përkujtimit të Mevludi Sherifit dhe kanë sqaruar me argumente të sakta se kjo është një punë e pëlqyeshme; në një mënyrë të tillë që të mos mbetet asnjë person që ka tru, kuptim dhe logjikë të shëndoshë në krahun e mohuesve ndaj asaj që ndoqën “Selefuna Es-salih” paraardhësit tanë të devotshëm kundrejt temës së përkujtimit të Mevludi Sherifit dhe Ibnu Elhaxhi ka dhënë një shpjegim të gjatë në librin e tij “El-Medkhal” rreth veçorive që lidhen me këtë festim dhe ka përmendur në të fjalë me vend dhe të dobishme, të cilat qetësojnë zemrat e besimtarëve, duke pasur parasysh se Ibnu El-haxhi e ka shkruar librin e tij “El-Medkhal” rreth diskreditimit të bidateve dhe risive të shfaqura, të cilat nuk i përmend asnjë argument ligjor (i sheriatit).

Dhe në fund nuk gjej fjalë më të mira se të Busajriut – Allahu e mëshiroftë – i cili thotë:

Ai është i cili u plotësua kuptimi dhe portreti i tij

Pastaj Krijuesi i Shpirtrave e zgjodhi të dashur

I pakrahasueshëm, e i pashoq në virtytet e tij

Vetë esenca e bukurisë është në natyrën e tij

Lër mënjanë ç’ka kristianët pretendojnë për profetin e tyre

Pastaj lavdëroje atë sa të duash, por me urtësi

Veshi qenies së tij ç’të duash nga fisnikëria

Atribuoi statusit të tij të lartë ç’të dëshirosh nga madhështia

Me të vërtetë nuk ka për Hirin dhe Mirësinë e të Dërguarit të Allahut

Një kufi ku folësi të shprehë (atë që ndjen) me gojën e tij.

Dhe le të jetë lutja jonë e fundit: “Falënderimi i takon Allahut, Zotit të gjithë botëve”.[5]

Burimi: zaninalte.al


[1] Ish-Kryemyfti i Egjiptit.

[2] Profesor Rama Krishna, në librin e tij “Muhamedi Profet”.

[3] Vargjet sqarojnë origjinën e tij të pastër dhe trashëgiminë e tij prej njerëzve të devotshëm.

[4] Siç mund të jenë salavatet, etj. (shën. i përkthyesit).

[5] Marrë nga Revista El-Hira, nr. 3, viti I (prill – qershor), Kajro, Egjipt, 2006:33-37.

Leave a Reply