Profeti Muhamed në veprat e poetëve të mëdhenj rus

Profeti Muhamed në veprat e poetëve të mëdhenj rus

 I. Aleksandër Pushkin është një prej poetëve më të mëdhenj në gjuhën ruse, i cili në këtë fushë ka shkruar poezinë e quajtur “ Një pjesë nga Kurani”. Në një prej poezive të Pushkin të quajtur Profeti (s.a.v.s) shkruhet: Zëri i shenjtë më arriti në vesh në atë frymë- Vëre Profetin- Kuptoje dhe ngrihu- Çdo gjë që dëshiroja, ajo të bëhet, Mos u largua prej meje-Kalo në zemër të shkretëtirës dhe detin e gjerë- Dhe me fjalë digj zemrat e njerëzve. Pushkin i cili padyshim konsiderohet poeti më i madh rus dhe themeluesi i letërsisë moderne ruse, shpeshherë në letrat e tij ka vlerësuar fenë e pastër Islame dhe Profetin e nderuar të Islamit (savs) .

II. Leo Tolstoi është një tjetër poet i njohur rus i njohur me veprën e tij “ Lufta dhe Paqja”. Ai gjithashtu tregon respekt të veçantë për Profetin e Islamit (s.a.v.s) dhe për të personaliteti i hazretit Muhamed (s.a.v.s) , ashtu si Pushik zë një pozitë të veçantë. Një pjesë e veprës 90 pjesësh të shkrimtarit Leo Tolstoi, i kushtohet fjalëve të profetit Muhamed (s.a.v.s). Këto fjalë janë përmbledhur në pjesën e quajtur “ Fjalimi i Muhamedit”. Në këtë pjesë janë dhënë rreth 100 hadithe të hazretit Muhamed (s.a.v.s) . Në këtë vepër Tolstoi thotë: Profetin e pyetën, cila është shkalla më e lartë e besimit? Profeti u përgjigj: Me njerëzit sillu po në atë mënyrë siç dëshiron që të tjerët të sillen me ty. Atë që nuk e pranon për veten, mos e prano as për të tjerët.

 III. Një prej shkrimtarëve të tjerë rusë, i cili është përkushtuar tek personaliteti i Profetit (s.a.v.s), është Ivan Bunin, i cili ka shkruar dy vepra të quajtura “ Ummeti i Profetit” dhe “ Muhamedi në hixhret”. Bunin epigrafet e tij shpeshherë i nis me ajete të Kuranit. Nëse lexojmë veprat e Buninit kuptojmë përkushtimin e madh të tij në kuptimet Kuranit dhe të orientalistikës. Ai është ndikuar shumë nga historia, kultura islame dhe ajo lindore. Shkrimet e tij dëshmojnë për faktin se ai jo vetëm që është ndikuar nga etika dhe jurisprudenca shkencore islame, për këto faktorë kanë ndikuar thellë në vlerësimet dhe perceptimet e tij.

 IV. Mikail Lermontov është një tjetër shkrimtar rus i shekullit të 19-të. Ai gjithashtu është ndër ata shkrimtarë dhe poetë që është përkushtuar shumë në personalitetin e Profetit të nderuar të Islamit. Ai duke ndjekur shkrimtarin Pushkin ka kryer shumë studime mbi fenë islame dhe ka thurur shumë poezi për Profetin e nderuar të Islamit (s.a.v.s) . Lermontov në formë të gjerë është përkushtuar shumë tek lindja, bota islame dhe Palestina. Në disa prej veprave të tij, flitet për pozitën e lartë të hazretit Muhamed (s.a.v.s) dhe në disa pjesë të tjera ai bazohet tek Kurani Famëlartë.

penaime.com

Leave a Reply