Koran (Photo by: Godong/Universal Images Group via Getty Images)

Koran (Photo by: Godong/Universal Images Group via Getty Images)

O biri i Ademit! Të kërkova…

Profeti Muhamed a.s tregon se Zoti do i drejtohet njeriut dhe do i thotë:
“O biri i Ademit! Të kërkova ushqim dhe nuk më dhe.”
Njeriu do e pyesë “Po si të të ushqej Ty, o Zot, kur Ti je Sunduesi i të gjithë universit!?”
Zoti do të përgjigjet:“A nuk të kërkoi ushqim robi Im, filani? A nuk e dije që nëse do i kishe dhënë atij, do e gjeje tek Unë?”
Zoti i thotë përsëri“O biri i Ademit! Të kërkova të më japësh të pi dhe ti nuk më dhe.”
Njeriu pyet i çuditur:“Po si të të jap Ty, kur Ti je Sunduesi i botrave?”
Zoti i thotë:“A nuk të kërkoi robi Im, filani? A nuk e dije se sikur ti kishe dhënë atij, do e gjeje tek Unë?”
Zoti i thotë“O bir i Ademit! U sëmura dhe nuk më vizitove!”
Njeriu pyet: “Po si të të vizitoj Ty o Zot, kur Ti je Sunduesi i botrave?”
Zoti përgjigjet:“A nuk e dije që robi Im filani ishte i sëmurë? A nuk e dije që nëse do të vizitoje atë do më gjeje Mua tek ai?”.

 

 

Leave a Reply