Një nga shenjat e dashurisë së Profetit për ne

Një nga shenjat e dashurisë së Profetit për ne

Allahu i ka dhënë çdo profeti, një kërkesë – një lutje që është e garantuar se do të pranohet. Profetët e shkuar e kanë shfrytëzuar këtë mundësi për të kërkuar diçka që donin ta shikonin të realizuar. Disa profetë e kanë përdorur këtë lutje kundër njerëzve të tyre sepse ata i luftuan pamëshirshëm. Për shembull, Nuhu, pasi bëri thirrje për 900 vjet, u irritua me njerëzit e tij që e kundërshtuan mesazhin që u përcolli dhe bëri këtë lutje: “O Allah, nuk dua të lësh asnjë shtëpi mosbesimtarësh në këtë tokë!” Si rrjedhim, Allahu e shkatërroi qytetin e tij, që përbënte të gjithë njerëzimin për kohën që flasim.

Ngjashëm, Profeti Ibrahim bëri një lutje drejtuar Allahut për Profetin Muhamed, duke i kërkuar Atij që i dërguari i fundit të vinte nga pasardhësit e tij. Kjo është arsyeja pse Profeti Muhamed tha: “Unë jam lutja e babait tim, Ibrahimit.

Moisiu u lut kundër Faraonit: “O Allah, mos e udhëzo këtë person!”, dhe pikërisht kjo ndodhi. Faraoni vdiq si mosbesimtar. Sulejmani iu lut Allahut: “Më jep pushtet që nuk e ka pasur asnjë njeri para meje.” Për këtë arsye Allahu i dha atij pushtet të madh e të fuqishëm që askush përpara tij nuk e kishte gëzuar.

Profeti Muhamed zotëronte lutjen më të madhe, por për çfarë e përdori ai atë? Profeti a.s thotë: “Allahu i ka dhënë një lutje çdo profeti dhe të dërguari, duke e garantuar se do t’ia pranojë atë. Të gjithë profetët e kanë përdorur këtë lutje për veten e tyre, në këtë botë, me përjashtimin tim. Unë e kam ruajtur atë dhe nuk do ta përdor në këtë botë. E kam ruajtur për umetin tim dhe do ta përdor për ta në Ditën e Kijametit. Lutja ime do të jetë: O Allah, fale të gjithë umetin tim!”.

Kjo është lutja e Profetit a.s, “këdo që besoi në mua, o Allah fale atë.” Allahu do ta pranojë këtë lutje.

Profeti e ruajti këtë dua për ne, ndërsa mund ta kishte përdorur për veten e tij. Ai vendosi të sakrifikojë për umetin (pasuesit) e tij. Kjo tregon dashurinë e pamatë që ai kishte për ne.

Burimi: lifeoprophet.com

Leave a Reply