Motivi i dites se xhuma

Motivi i dites se xhuma

Çdo lot e ka një fund dhe fundi i çdo loti është buzëqeshja. Çdo buzëqeshje e ka një fund, dhe fundi i një buzëqeshje është loti. Melodia e jetës ka fillimin dhe fundin e saj, një buzëqeshje dhe një lot. Prandaj, mos u gëzo tepër dhe as mos u hidhëro tepër!

Mos lejo që demoralizimi dhe humbja e shpresës të pushtojë qenien tënde! Hidhi sytë nga lindja e diellit sa herë që përsëritet ky fenomen në çdo mëngjes.  Perëndimi i diellit, nuk është veçse një tregues se ai do të lindë sërish të nesërmen.

Mos u hidhëro, pasi hidhërimi e shndërron të hidhur edhe ujin e bjeshkës! Ai, e shndërron trëndafilin në ferrë dhe lulishten në shkretëtirë. Mos u mashtro nga gjynahu i vogël, por shih urdhrat e Kujt ke shkelur!

Kjo jetë është si uji i detit, sa më shumë të pish, aq më shumë të shtohet etja.

Një njeri i mençur dhe i arsyeshëm, i njeh mirë njerëzit e kohës së tij dhe di ti vërë fre gjuhës së vet. Belaja më e madhe e njeriut i vjen pikërisht nga gjuha e tij.

Mos i poshtëro njerëzit për shkak të pushtetit që ke! Nëse pushteti do të ishte i përhershëm, nuk do të kishte mbërritur tek ti!

Kur linde, erdhe me të qara, sakaq njerëzit përreth qeshnin.  Bëj diçka të hajrit, me qëllim që kur të vdesësh, të shkosh duke qeshur, edhe pse njerëzit përreth të qajnë!

Leave a Reply