Marrëdhëniet e Muhamedit a.s me gratë e tij

Marrëdhëniet e Muhamedit a.s me gratë e tij

– Muhamed Musa Nasr

 

Muhamedi alejhi selam ka pasur më së shumti gra nga të gjithë burrat. Allahu ia lejoi atij martesën me aq gra sa ai deshti. Këtë gjë Allahu nuk ia ka lejuar askujt tjetër pos Pejgamberit, alejhis elam. Për sa i takon të tjerëve, nuk u lejohet të martohen me më tepër se katër gra përnjëherë.

Pejgamberi, paqa qoftë mbi të, vdiq duke qenë i martuar me nëntë gra dhe ato janë Nëna të Besimtarëve.[1] Ai sillej me to me drejtësi dhe paanësi, dhe kujdesej njësoj për to, duke mos e favorizuar njërën mbi tjetrën. Ai, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, themeloi shembullin më madhështor për bashkëshortët në të qenët të drejtë me gratë e tyre.
Burri i sotëm, nëse e ka një grua, rrallë ia jep hakun e duhur gruas së tij. Kjo mund të jetë për shkak të mangësisë së tij në fe, pakujdesisë, injorancës apo për shkak të dashurisë ndaj dëshirave dhe personaliteteve, pamundësisë financiare apo shumë kërkesave të tjera jetësore. Pra, si do të ishte puna me atë që i ka katër gra?? Pa dyshim, ai do të ishte më së largu ndaj të qenët i drejtë dhe i paanshëm, përveç atyre që Allahu i ka përfshirë me mëshirën e Vet.
Muhamedi alejhi selam ka pasur nëntë gra dhe është kujdesur për to në mënyrë të njëjtë në pasuri, veshje, ushqim dhe strehë. Dhe ai, paqa qoftë mbi të, nxirrte short mes tyre kur dëshironte të udhëtonte.[2] Ajo që zgjidhej (që i binte shorti), udhëtonte me të. Dhe të gjitha ishin të kënaqura me këtë metodë të shortit, pa pasur kurrfarë kundërshtimi.

Dhe nga marrëdhëniet e tij me gratë e tij ishte deri në atë shkallë, sa luante me Aishen. Nganjëherë e thërriste emrin e saj shkurtër. Ai thoshte: “Oj Aish”[3], me qëllim të lojës dhe mahnitjes.

 Ai e vinte gojën e tij në maje të enës në të cilën pinte ajo.
Po ashtu: “Ai e merrte mishin e këmbës (së pulës, sh.p.), pasiqë ajo (Aishja) hante nga ajo, pastaj do të hante nga e njëjta enë në të cilën kishte ngrënë ajo.”[4]
Muhamedi alejhi selam ishte martuar me të kur ajo ishte e re, kështuqë ai “i lejonte shoqet e saj që të vijnë dhe të luajnë me të.”

Ai po ashtu arriti deri në atë pikë të modestisë, nderimit, lojës dhe dashurisë ndaj gruas së tij, saqë garoi me të në fillim të martesës. E ajo (Aishja) e fitoi garën. Dhe më pastaj, kur ajo kishte shtuar pak peshë, ata garuan përsëri dhe këtë herë Muhamedi alejhi selam fitoi, e pastaj i tha:“Oj Aishe, kjo ishte për atë (më parë).”1

 Ibnul Kajimi, Allahu e mëshiroftë, përmend: “Ai e shtynte atë (Aishen) duke luajtur dhe ia zinte rrugën te dera (e pengonte) për të mos dalë jashtë, si menyrë loje dhe mahie me të.” Pra, shikoni karakterin e Muhamedit alejhi selam.
Dhe ai e vërejti që ajo dëshiroi t’i shohë Ahbashët, gjersa po ziheshin e loznin në xhami. Kështuqë ai i mundësoi asaj që t’i shohë ata, duke e ruajtur atë, gjersa ajo e vendosi nofullën e saj mbi supin e tij dhe ajo i shikonte Ahbashët duke luajtur.

Ai, paqja qoftë mbi të, pikëllohej me atë që i pikëllonte bashkëshortet e tij, dhe gëzohej me atë që i gëzonte ato.

 Kur ai e pa që Aishja kishte menstruacione gjatë Haxhit Lamtumirës, ai u pikëllua (meqë ajo nuk mund ta kryente Haxhin e saj), dhe kur njerëzit u kthyen nga Haxhi, ai e urdhëroi vëllain e saj, Abdurr-Rrahmanin, që ta çojë atë te Et-Tenimi[5], në mënyrë që ajo ta kryejë Umren.
Kjo u bë për shkak të dobisë (interesit) të saj dhe si ligjësim për Ummetin, të shpallur nga All-llahu, sepse i Dërguari nuk ligjëson asgjë nga vetja e tij. Kjo ishte poashtu edhe për të gjitha gratë e tjera, që do të ishin në rrethana të tilla (menstruacione gjatë Haxhit) sikurse Nëna e tyre, Aishja, All-llahu qoftë i kënaqur me të.

Muhamedi alejhi selam merrte pjesë në punët e shtëpisë bashkë me familjen e tij. Ai nuk e bënte atë që e bëjnë shumë burra sot. Ata thonë: “Kjo është gruaja ime dhe ajo është e urdhëruar të jetë në shërbimin tim, dhe unë nuk do të bëj asgjë.” Vetëm ulen në shtëpitë e tyre, duke vënë këmbën mbi këmbë, duke dhënë urdhëra, duke thënë: “Ma sjell këtë! Shko! Eja! Bëje këtë!” sikurse të mos kishin tjetër punë, veçse të japin urdhëra dhe të komandojnë. Ata nuk marrin përgjegjësi e as detyrë për asgjë.

 Sido që të jetë, kjo nuk ka ndodhur me Muhamedin alejhi selam. Aishja tregon: “Ai mirrej me punët e familjes.”[6]
Ai poashtu e kryente atë që ishte e nevojshme të kryhej. Është vërtetuar nga ai se ai i arnonte (ndreçte) papuçet e tij, i qepte e i arnonte rrobat e tij dhe i ndihmonte familjes së tij. Në qoftë se dikush i ndihmon gruas së tij, kjo assesi nuk konsiderohet si e metë e tij. Nëse hyn në shtëpi dhe e gjen gruan tënde të zënë me diç, dhe ajo kërkon që ti, për shembull, ta përgatisësh qumshtin për fëmijën, a do të të ndodhte diçka në qoftë se do të veproje ashtu siç të thotë? Edhe nëse ajo kërkon nga ti që t’i ndihmosh në përgatitjen e tavolinës për ushqim, nuk ka dëm nëse vepron ashtu, sepse në të Dërguarin, paqja qoftë mbi të, e kemi shembullin më të bukur.
Pejgamberi, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin për të, ka themeluar shembullin më të përsosur në të qenët i drejtë ndaj grave. Ai ia jepte çdonjërës hakun e vet dhe thoshte: “O Allah, kjo është llogaritja dhe përpjestimi im nga ajo që unë kam në dorë (kam mundësi), andaj mos më ngarko me atë që Ti ke në dorë dhe që unë nuk kam mundësi ta kontrolloj.”[7]
Me këtë ai kishte për qëllim animin e zemrës. Dijetarët kanë thënë se ai kishte për qëllim animin e zemrës dhe marrëdhëniet.
Sidoqoftë, burri duhet të rrijë në shtëpinë e gruas së tij, nëse është radha e saj për të ndejtur me të, edhe në qoftë se nuk obligohet apo lejohet që të ketë marrëdhënie me të. Për shembull, gruaja e tij mund të ketë menstruacione, mund të jetë e sëmurë, apo që të dy mund të mos kenë dëshirë (për seks) ose ajo mund të jetë e moshuar e ai të mos të priret (të mos ia dojë zemra) kah ajo.
Kështu, në situata të tilla, ai prapseprap duhet të rrijë në shtëpi me të, në qoftë se është radha e saj për të ndenjur me të. Dhe kjo është ajo që e kanë përmendur njerëzit e dijes.
Kur Sevda bint Zima’atun arriti moshë të shtyer, ajo u frikësua se Muhamedi alejhi selam mund ta linte atë, kështuqë ajo ia dha2 netët e saj Aishes. Kështu, Pejgamberi i ndante të ndenjurat e tij me tetë gratë.
Unë them: Muhamedi alejhi selam ishte besnik ndaj Hatixhes, Allahu qoftë i kënaqur me të, dhe ajo ishte gruaja e tij e parë, deri në atë pikë saqë kur e dëgjonte zërin e Hale bint Huveljidit (motrës së Hatixhes) thoshte: “O Alllah! Hala bint Huvejlid.”
Ai gëzohej kur e dëgjonte zërin e saj dhe Aishja e xhelozonte këtë. Dhe ai do ta therrte një dash e ua shpërndante miqëve të Hatixhes, Allahu qoftë i kënaqur me të.
Aishja thotë: “Kurrë nuk kam qenë xheloze ndaj ndonjë gruaje, siç kam qenë ndaj Hatixhes, dhe kurrë nuk e kam parë atë. Perjgamberi e ka përgëzuar atë me një shtëpi prej ari.”

[1] Armiqtë e Islamit e ofendojnë Muhamedin alejhi selam tonë duke thënë se ai ishte erotik dhe i donte gratë. Por këta injorantë keqbërës nuk e dinë se bashkëshortja e tij e parë ishte një grua e moshuar, e cila ishte 15 vite më e vjetër se ai. Për më tepër, ai nuk është martuar me beqare, përveç me Aishen, dhe shumica e grave të tij kanë qenë të martuara më parë dhe të moshuara. Ai me to u martua për ngushëllim dhe mëshirë për to. Pra, mallkuar qofshin ata injorantë! Si ka mundësi që ata lejojnë që një person të ketë shumë dashnore, të cilat i ka ndaluar Allahu, dhe ndalojnë bashkëshortet, të cilat Allahu i la lejuar? “Ç’është me ju? Si gjykoni ashtu?!” (El-Kalem 68:36)

[2] Ebu Davudi (2214), Ahmedi (6/39, 264).

[3] Shiko Zadul-Mead (1/152).

[4] Buhariu (4835, 435, 439, 3266),  Muslimi (1484).

[5] Buhariu (2/563,  1481), Muslimi (2/870-871,  1211).

[6] Buhariu (5579, 4944, 635).

[7] Ebu Davud (1822),Tirmidhiu 1140 Nisaiu 7/64,dhe Ibn Maxhe  1971, dhe Ahmed 6/144.

Leave a Reply