Historia e ushtarit të fundit osman në xhaminë Al-Aksa

Historia e ushtarit të fundit osman në xhaminë Al-Aksa

-Fatih Osmanli

Kjo është historia e ushtarit Osman që i qëndroi besnik detyrës së tij në xhaminë Al-Aksa, për 57 vjet pasi ushtria osmane u tërhoq nga Jeruzalemi në 9 dhjetor të vitit 1917.

Historiani i ndjerë Ilhan Bardakçi u ndesh me ushtarin Osman në 12 maj të vitit 1972 dhe vendosi të shkruajë mbi këtë takim të jashtëzakonshëm.

Xhamia Al-Aksa. E premte, 21 maj 1972. Miku im gazetar Said Terzioglu dhe unë po kundrojmë vendet e shenjta me ndihmën e guidës tonë. Gjendesha në majë të shkallëve të oborrit të dytë në xhaminë e shenjtë kur e pashë atë. Ishte pothuajse 2 metra i gjatë. Në trupin e tij të moshuar kishte rroba të vjetëruara, megjithatë vazhdonta të mbahej fuqishëm dhe të qëndronte gatitu, si një ushatarak. Pashë fytyrën e tij dhe u frikësova. Ishte si toka e thatë e mbushur me damarë dhe plasaritje. Kishte shumë shenja në fytyrë.

“Kush është ky burrë”, pyeta guidën tonë? Ai mblodhi supet dhe u përgjigj, “Nuk e di. Duhet të jetë ndonjë i çmendur. Qëndron gjithmonë aty. Nuk i flet askujt dhe nuk kërkon asgjë.”

Nuk e di pse, por iu afrova dhe i thashë në turqisht “Selam Alejkum Baba”. Ai hapi sytë, që i shkëlqyen në moment dhe u përgjigj “Alejkum selam ogul” (djalë nga turqishtja).

Mbeta i shokuar. E kapa nga duart dhe ia putha. “Kush je ti, baba?”, e pyeta. Ai më shpjegoi, “Unë jam tetar Hasani nga toga e 20-të, batalioni 36, skuadrilia e 8-të e armëve të rënda që u dislokua në xhaminë Al-Aksa në ditën që humbën Kudsin…”

Qeveria osmane kishte lënë pas krahëve 401 vite, 3 muaj dhe 6 ditë të udhëheqjes së Kudsit. Ishte 9 dhjetori i vitit 1917, ditë e dielë, kur iu desh të evakuoheshin nga Palestina. Shteti ishte në prag të kolapsit dhe vetëm një skuadrilje kishte mbetur në xhaminë Al-Aksa për ta mbrojtur nga grabitjet dhe sulmet përpara se ushtarat britanikë të pushtonin qytetin.

I dashur zotëri…E pashë edhe një herë; koka e tij, mbi ato shpatulla, ngjante me ballkonin e një minareje. E shtrëngova sërish nga duart dhe ai filloi të më fliste.

“Mund të të kërkoj një nder, biri im? Kam një amanet që e kam mbajtur të fshehtë për shumë vite. A do ta çosh në vend këtë amanet për mua?”

“Sigurisht! Çfarë është?”, i thashë.

“Kur të kthehesh në atdhe, nëse të bie të shkosh në Tokat Sanxhak, mundohu të gjesh komandantin tim që me pozicionoi këtu, Kapiten Musain. Puthja duart nga unë dhe thuaji…Tetar Hasani nga provinca e Igdirit, pjesë e skuadrës së 11-të të armëve të rënda vijon të kryejë detyrën në pozicionin që e urdhëruat.”

Zemra thuajse sa nuk më ndaloi.

Vite më vonë: Shefi i shtabit të forcave të amatosura turke vendosi t’i telefononte Ilhan Bardakçiut që ta ndihmonte të gjente këtë ushtar të lavdishëm, pasi mësoi për këtë ngarje në televizionin shtetëror turk. Bardakçi më vonë shkroi: Tetar Hasani ishte njëri nga ne…fati i tij ishte harresa. Kjo është pikërisht ajo që ndodhi. Ne as që menduam për të, le pastaj ta gjenim dhe të kujdeseshim. Ai ishte i paarritshëm. Ai ishte si një pemë krenare qiparisi që ngjitet drejt qiellit. Dhe ne, edhe sikur të përpiqeshin të ngrinim kokat sa më lart, do të ishim si bari që mezi arrin rrënjët e tij. Ne dimë veç të harrojmë. Njësoj si të tjerët, edhe ne e harruam. Një i harruar ishte edhe diamanti që i qëndroi besnik detyrës së tij…tetar Hasani.

Kortezi e Arkivave Perandorake Osmane

Burimi: ilmfeed.com

Leave a Reply