Fjalë të zgjedhura të Profetit a.s.

Fjalë të zgjedhura të Profetit a.s.

 

Porosia që i dha djaloshit Abdullah ibni Abbas:

“O djalosh! Po të mësoj disa fjalë: Mbroje Zotin xh.sh. se mandej ai të gjendet për nevojat që ke! D.m.th: Mbroji dhe zbatoji urdhrat e Zotit dhe largohu nga mëkatet, atëherë ai të ruan ty dhe të gjendet pranë, në zor e vështirësi me ndihmën e vet. Nëse ke për të pyetur gjë, pyet vetëm Zotin, nëse kërkon ndihmë, atë kërkoje veç prej Zotit! Mëso një gjë: po të mblidhen të gjithë njerëzit për të të sjellë një të mirë që nuk ta ka shkruar Zoti, ata nuk munden kurrsesi ta kryejnë atë, por edhe po të mblidhen të të dëmtojnë, ata nuk munden të të dëmtojnë, veç në qoftë se e ka shrkuar Zoti. Pendat që kanë shkruar çdo gjë, janë ndaluar tanimë dhe shkrimi dhe shkesat janë tharë”. (Tirmidhi)

Një nga shokët e tij e pyeti një ditë Pejgamberin (a.s.): “Më mëso çfarë të bëj prej punëve, për të cilat do të më dojë Zoti dhe të më duan gjithashtu edhe robët e tij? Dhe ai iu përgjigj: “Mos lakmo në këtë jetë, se të do Zoti dhe mos lakmo mbi çka kanë njerëzit që të duan njerëzit!”

-Shpejtoni të punoni dhe të kryeni punë të mira përpara se t’u vijnë shtatë sende! Çka prisni? A e prisni vobektësinë që ju bën të harroni punët e mira, apo pritni pasurinë, që ju shtyn të krenoheni nga punët e mira, apo sëmundjen, e cila iu prish punët e mira, të cilat ose nuk i kryeni hiç, ose nuk i kryeni si duhet apo pritni pleqërinë, e cila ju sjell harresë e ngatërresë, apo vdekjen, që vjen aq shpejt, apo dexhalin i cili është gjëja më e keqe që pritet të vijë apo pritni ditën e ardhshme (të jetës së përtejme), e cila është më e idhta dhe më e rënda se çdo tjetër?!” (Tirmidhi)

-Frikësoju Zotit kudo që të jesh! Nëse bën një punë të ligë, pasoje atë me punë të mirë, e cila e shtyn të keqen! Sillu me njerëzit me sjellje të mira!” (Tirmidhi)

-Shtatë lloje njerëzish do të jenë Ditën e Kiametit nën hijen e Arshit të fronit të Zotit dhe këta janë: Sunduesi i drejtë. Djali i ri, që e fillon jetën në adhurim të Zotit. Ai burrë që e do xhaminë e faltet aty dhe pasi e kryen faljen aty, vendos që edhe kohën tjetër do ta falë prapë në xhami. Dy burra që duhen për hir të Zotit (d.m.th. në pëlqim të besimit e të punëve të mira tek secili), që u bashkuan në atë dashuri për hir të Ztoit dhe e vazhduan atë derisa u ndanë, duke vazhduar gjithnjë të jenë shokë. Ai burrë të cilin një grua e bukur e pasanike i ofron amoralitet dhe ai e refuzon duke thënë: Unë i frikësohem Allahut! Ai njeri që jep lëmoshë aq fshehtas, saqë dora e majtë dora e majtë nuk e di se çka dha dora e djathtë dhe së fundi ai njeri që përmend Allahun, duke qenë në vetmi, derisa t’i lotojnë sytë. (Buhariu e Muslimi)

-Asnjëri prej jush nuk i plotësohet besimi përpara se unë të jem tek ai më i dashur se baba e fëmijët e tij, dhe se të gjithë njerëzit e tjerë. (Buhari)

-Të drejtat (detyrimet) e myslimanit ndaj vëllait të vet janë gjashtë. Shokët e tij e pyetën: Cilat janë këto gjashtë detyrime? Ai u përgjigj: Nëse e ndesh në rrugë, përshëndete (jepi selam), nëse të thërret për vizitë, shkoji! Nëse të kërkon porosi (këshillë) jepi porosi e nesihat! Nëse ai sëmuret, ti vizitoje dhe nëse vdes ti dili në xhenaze të tij! (Buhari)

-Nuk kalon kush për në Xhenet pa u pyetur më përpara për këto katër gjëra: Si e ka kaluar dhe përfunduar jetën e vet? Me dijen (diturinë) që ka pasur, çka ka bërë me të? Pasurinë që ka pasur, si e ka mbledhur dhe ku e ka harxhuar? Si e ka shkrirë trupin e vet? (Tirmidhi)

-Pejgamberi u tha një ditë shokëve të vet: “Afrohuni minberit!” Kur ata iu afruan, ai mori të hipë në minber, porsa hipi në shkallën e parë tha “Amin!”, kur hipi në shkallën e dytë, tha prapë “Amin!”, dhe kur hipi në shkallën e tretë, tha përsëri “Amin!”. Atëherë shokët e pyetën: Çka ësthë ky vazë që nuk e kemi dëgjuar kurrë ndonjëherë përpara?, dhe ai u përgjigj: “Me këtë rast më erdhi Xhibrili dhe kur hipa në shkallë e parë më tha: Mallkuar ai që e ze Ramazani dhe nuk i falen gjynahet! Dhe thashë “Amin!”, kur hipa në shkallën e dytë, ai më tha: “Mallkuar qoftë ai që nuk bien në salavatë, kur ti përmendesh para tij! Dhe unë thashë prapë: “Amin!” dhe kur hipa në shkallën e tretë, ai më tha: “Mallkuar qoftë ai që i ka dy prindërit e vet pleq, ose vetëm njërin prej tyre dhe nuk e fusin në Xhenet” (d.m.th. që nuk sillet me ta sa dhe si guhet, që të fitojë rizanë e tyre dhe të Allahut xh.sh., që të bëhet i aftë për Xhenet) dhe thashë: “Amin!” (Hakuni)

-Një sahabe tregon se Pejgamberi (a.s.) i tha një ditë: “Të porosis të jesh i devotshëm tek Allahu, sepse ajo është shkëlqimi i çdo gjëje!” Mandej ky iu lut atij: “O i dërguari i Allahut, më shto porositë!” dhe ai iu përgjigj: “E ke borxh të këndosh Kur’anin dhe të përmendësh Allahun, sepse kjo gjë i shtyn të të përmendin ty banuesit e qiellit (melekët) dhe është dritë për ty në tokë! (Ibni Hibani)

-Unë jam preferuar nga pejgamberët e tjerë me gjashtë sende (lejime):

1. Më janë dhënë fjalë të shkurtra me kuptim të madh;

2. Jam ndihmuar në luftë me frikën ndaj meje që Zoti ua ka futur armiqve në zemrat e tyre.

3. Më janë lejuar fitesat (plaçkat) e luftës;

4. Më është bërë toka xhami (faltore) dhe e pastër (d.m.th. nëse nuk ka ujë bën me marrë tejemum me dhe);

5. Jam dërguar për të gjithë njerëzit;

6. Me ardhjen time si Pejgamber, është përfunduar pejgamberia. (Muslimi)

Leave a Reply