Emrat e Profetit Muhamed a.s

Emrat e Profetit Muhamed a.s

 

Këto janë disa përkufizime të shumë emrave që i janë vendosur profetit të fundit, të mbledhura nga disa përpunime të ndryshme të haditheve.

Duhet ta dini se profeti a.s është thirrur me shumë emra dhe tituj në Kur’an e në Sunet dhe secili prej tyre përshkruan një cilësi të personalitetit të tij të lartësuar. Duke i kuptuar dhe duke reflektuar për emrat e tij, me lejen e Allahut, na rritet dashuria për dërguarin e Allahut a.s. Ky artikull është përpunuar nga Zed al Maadi mbi përmbledhjen e Ibn al Kajimit.

Emrat e profetit a.s ndahen në dy lloje:

Emrat që janë specifik vetëm për të dhe për asnjë nga të dërguarët e tjerë para tij si: Muhamed, Ahmed, al-Akib, al-Hashir, al-Mukafi dhe Nebi al-Malhama.

Emrat që nuk janë specifik vetëm për të dhe janë përdorur edhe për profetët e tjerë para tij, por tek ai gjejmë formën më të përsosur. Emra të tillë janë “i dërguari i Allahut”  “Profeti i tij”, “robi i Tij”, “profeti i Mëshirës” etj.

Muhamed: është formë e pashquar dhe ka kuptimin “I lavdëruari”, pra personi që zotëron shumë cilësi të lavdëruara, quhet Muhamed. Në fakt Muhamedi a.s është njeriu më i lavdëruar se kushdo tjetër dhe për këtë arsye ai u quajt me këtë emër në Torah, Zoti e di më së miri, për shkak se ai, feja e tij dhe umeti i tij zotërojnë shumë cilësi të lavdëruara, aq sa edhe Moisiu dëshironte të ishte pjesë e umetit të tij.

Ahmed: Rrjedh nga emri “hamd” që do të thotë lavdi, njësoj si Muhamed.

Një grup dijetarësh thonë se është një formë e pashquar që ka kuptimin se ai e lavdëron Allahun më shumë se ç do njeri tjetër, ndaj e meriton më shumë se kushdo të jetë i pari dhe më i lavdëruari ndër njerëz. Pra kuptimi i emrit Ahmed është i njëjtë me emrin Muhamed, përveç  faktit se emri Muhamed vjen si shkak i zotërimit të shumë cilësive të lavdëruara, ndërsa Ahmed vjen si rrjedhojë se ai është më i lavdëruar se kushdo tjetër. Ky është kuptimi më i plotë i kësaj fjale dhe më gjithëpërfshirësja në lavdërimin e tij a.s.

 

Gjithashtu këta dy emra burojnë prej karakterit të tij dhe cilësitë e lavdëruara janë specifike për të dhe për këtë arsye ai quhet Muhamed a.s dhe Ahmed. Ai është i vetmi njeri që lavdërohet nga banorët e Xhenetit, nga banorët  e Tokës, banorët e planetit dhe banorët e jetës së përtejme.

El-Mutauakil: Ai që mbështetet tek Allahu. Në Sahihun e Buhariut, në hadithin e Abdullah bin Umruja thotë “Lexova në Torah përshkrimin e profetit a.s: Muhamedi është i dërguari i Allahut, robi im dhe i dërguari im. E kam quajtur al-Mutauakil. Ai nuk është as i pasjellshëm as i ashpër, ai nuk bërtet në treg dhe nuk e kthen të keqen me të keqe, por fal dhe mëshiron. Nuk do t’ia marr shpirtin deri sa përmes tij umeti të bëhet i paepur dhe të thotë: Nuk e meriton askush të adhurohet përveç  Allahut.”

Ai a.s është njeriu që e meriton më shumë këtë emër, pasi mbështetja që ai kishte tek Allahu për të themeluar fenë, ishte një mbështetje që nuk është parë tek askush tjetër.

El-Mahi: (shkatërruesi, zhdukësi) Kjo gjë shpjegohet në hadithin e Zubejr bin Matamit:”al-Mahi, ai që përmes ndihmës së Allahut për të shkatërruar dhe zhdukur mosbesimin.

Mosbesimin nuk është zhdukur dhe fshirë ndonjëherë më shumë nga një njeri i vetëm aq plotësisht sa është realizuar nga Profeti a.s. Ai u dërgua pasi banorët e Tokës ishin në mosbesim, përveç  pak njerëzve që ishin njerëzit e Librit. Duke marrë parasysh adhuruesit e idhujve, hebrenjtë që kishin fituar zemërimin e Allahut, të krishterët që kishin devijuar, ateistët Sabiin, adhuruesit e yjeve dhe zjarrit dhe filozofët që nuk pranonin ligjet e profetëve, Allahu i fshiu të gjithë këta përmes të Dërguarit të Tij a.s deri sa themeloi fenë e Tij dhe e bëri mbizotëruese mbi të tjerat. Ai e përhapi atë si ditën dhe natën dhe thirrja e tij u shtri si rrezet e diellit në vende të ndryshme.

El-Hashir: (Bashkuesi) Ai ishte njeriu që mblodhi popujt dhe bashkoi njerëzit tek këmbët e tij, sikur të ishte dërguar për këtë qëllim.

El-Akib: (I fundit) Ai është njeriu i fundit që u dërgua në linjën e Profetëve dhe nuk ka profet tjetër pas tij.

El-Mukafi: Ai është profeti i dërguar me të gjitha karakteristikat e të dërguarve të tjerë paraardhës dhe ishte vula e tyre.

Nebi et-Teube: Profeti i pendimit. Për shkak të tij Allahu hapi dyert e pendimit për banorët e Tokës(duke pranuar mesazhin e tij) dhe Allahu i fali me një falje që nuk iu ishte dhënë popujve para tij.

Profeti ishte njeriu që kërkonte më shumë falje tek Allahu, aq shumë sa thoshte “Zoti im më fal dhe më drejto, Ti je më Falësi dhe Drejtuesi” 100 herë në ç do lutje. Ai thoshte vazhdimisht “Njerëz pendohuni tek Allahu, Zoti juaj, sepse unë pendohem 100 herë në ditë tek Allahu.”

Për shkak të pendimit të tij, umeti i tij është më i plotësuari në pendim nga të gjithë popujt e tjerë, umeti që i jepet më shpejt përgjigja dhe që i plotësohet lutja më lehtë. Pendesa për popujt e tjerë ka qenë aq e vështirë sa që për tu pranuar pendesa e adhuruesve të viç it, ishte vrasja e këtyre adhuruesve. Por për këtë umet, prej mirësisë së Allahut, Ai e ka bërë pendimin të varur vetëm prej keqardhjes dhe largimt nga mëkati në fjalë.

Nebi al-Malhama: Profeti i therjes. Ai ishte i vetmi profet që u dërgua me Xhihadin kundër armiqve të Allahut. Asnjë profet para tij nuk ka bërë Xhihad në atë masë që ka bërë i Dërguari i Allahut a.s dhe populli i tij. Luftrat që u zhvilluan mes tij dhe jobesimtarëve nuk ishin parë ndonjëherë. Umeti i tij i luftoi jobesimtarët në të gjitha skajet e Tokës.

Nebi ar-Rarhma: Profeti i mëshirës. Ai ishte njeriu që Allahu e dërgoi si mëshirë për universin. Allahu ishte i mëshirshëm me të gjithë njerëzit në tokë përmes tij, si me besimtarët dhe jobesimtarët.

El-Fatih: (Hapësi, ç liruesi) Përmes tij Allahu hapi derën e udhëzimit pasi ishte e mbyllur, hapi sytë e verbër, veshët e shurdhër dhe zemrat e vulosura. Përmes tij Allahu ç liroi tokat e jobesimtarëve përmes dijes dobiprurëse dhe veprave të mira. Përmes tij Ai hapi dyert e kësaj bote dhe të botës tjetër.

El-Emin: I besuari. Ai është më i meritueshmi nga të gjitha krijesat për këtë emër. Ai është i besuari i Allahut për shpalljen dhe fenë e Tij. Ai është i Besuari në qiell dhe në tokë. Ndaj ai u quajt Emini edhe para shpalljes së profetësisë.

El-Beshiri: Përgëzuesi me lajme të mira. Ai është përgëzuesi me lajme të mira për atë që i bindet atij dhe Paralajmëruesi i ndëshkimit (En-Nedhir) për ata që nuk i binden.

Allahu e ka quajtur atë shërbëtorin e Tij (Abd) në shumë vende në Librin e Tij. “I bekuar është Ai që ia shpalli Furkanin shërbëtorit të Tij.”

Ai e vulosi këtë duke thënë “Unë jam zotëria i bijve të Ademit(në Ditën e Gjykimit) dhe nuk po tregohem arrogant.”

Allahu e ka quajtur atë “Kandili ndriçues” (Siraxh Munir). Të gjitha falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij.

 

 

 

 

Leave a Reply