Cila është domethënia e të parit në ëndërr të Profetit tonë të dashur?

Cila është domethënia e të parit në ëndërr të Profetit tonë të dashur?

Pikë së pari duhet të bëjmë dallimin mes fjalës vision (ru’jah në arabisht) dhe fjalës ëndërr (në arabisht hulm).
Vizioni në Islam

Vizioni mund të përkufizohet si një imazh mendor i gjallë, pavarësisht nëse përjetohet gjatë të qenit në gjumë apo zgjuar.

Kur’ani na tregon se vizionet i kanë rrënjët në fenë islame. Allahu i Gjithëfuqishëm na tregon mbi vizionin e Profetit Ibrahim a.s. Kur’ani thotë:

“Kur fëmija u rrit aq sa ta ndihmonte në punë, Ibrahimi i tha: “O djali im, unë kam patur një vizion se duhet të të flijoj. Çfarë mendon ti?” – I biri i tha: “O ati im, vepro ashtu siç je urdhëruar! Dashtë Allahu, unë do të jem i durueshëm!” (Kur’ani 37:102)

Po ashtu, në traditën e Profetit a.s gjejmë një numër hadithesh mbi vizionet. Për shembull, Ebu Hurejra transmeton se Profeti a.s ka thënë: “Vërtet, vizioni i besimtarit është një nga 46 pjesët e profecisë.” (Muslimi)

Gjithashtu, siç përmendet në Sahihun e Muslimit, Profeti a.s kishte shumë vizione. Në lidhje me këtë Profeti a.s tregon: “Ndërsa po flija, m’u paraqitën thesaret e botës dhe m’u vunë dy byzylykë prej ari në kyçet e duarve. Ndjeva një barrë mbi vete dhe përjetova shqetësim, derisa m’u sugjerua që t’i fryj dhe ato u zhdukën. Byzylykët i interpretova si dy mashtrus të mëdhenj që mund të shfaqen në çdo kohë, njëri është banor i Sanasë dhe tjetri i Jamamës.”

Pra, Kur’ani dhe Suneti përmendin shembuj të përjetimit të vizioneve. Megjithatë, s’mund të themi se çdo ëndërr që përjetojmë është vizion, pasi Profeti jonë i dashur na e ka shpjeguar dallimin mes një ëndërre dhe vizionit. Për shembull, Ebu Seleme tregon: “Fillova të shikoja ëndërra dhe isha aq i trazuar sa fillova të dridhesha dhe të kisha temperaturë, megjithatë nuk e mbulova veten me mantel. Takova Ebu Katadën dhe i tregova për gjendjen time. Ai më tha: ‘Kam dëgjuar Të Dërguarin e Allahut (paqja qoftë mbi të) të thotë: Vizioni i mirë (ëndërra) është nga Allahu ndërsa ëndërrat e këqija (makthet) janë nga djalli. Prandaj kur dikush shikon një ëndërr të keqe që nuk i pëlqen, duhet të pështyjë tre herë në anën e majtë dhe t’i kërkojë mbrojtje Allahut; kështu nuk do të dëmtohet.’” (Muslimi)

Sa i takon pyetjes që shtruam në titull, mbi të parit në ëndërr të Profetit a.s, I Dërguari i Allahut u mundësoi një dhuratë të vyer atyre që nuk patën kurrë mundësinë ta takonin kur tha:
“Ai që më shikon mua në ëndërr, më ka parë vërtet mua, sepse djalli nuk shfaqet në formën time.” (Muslimi)

Gjithashtu Enesi transmeton se Profeti a.s ka thënë: “Kushdo që më shikon në ëndërr, të mos ketë asnjë dyshim nëse kam qenë vërtet unë, pasi djalli nuk mund të imitojë formën time.” (Buhariu)

I lutemi Allahut të na bashkojë me Profetin tonë të dashur në parajsën e tij të amëshueshme, edhe pse nuk e kemi parë atë. Amin!

Burimi: aboutislam.net

Leave a Reply