Buzëqeshja e Profetit Muhamed a.s

Buzëqeshja e Profetit Muhamed a.s

Islami është më shumë se thjesht religjion; ai është një mënyrë jetese.

Ai na mëson si të sillemi nga mëngjesi deri në darkë, madje edhe cili është pozicioni më i mirë për të fjetur.

Disave kjo mund t’ju tingëllojë si rregullore 24-orëshe me urdhëresa dhe detyrime, por e vërteta është që falë natyrshmërisë së Islamit, këto rregulla janë po aq të lehta sa frymëmarrja që bëjmë çdo sekondë të jetës tonë.

Një nga gjestet tona, po aq i thjeshtë dhe i lehtë sa frymëmarrja, është pikërisht të buzëqeshurit. Harkimi i lehtë i gojës dhe mbledhja e syve që ju bëjnë jo vetëm juve, por edhe ata që gjenden përreth jush, të ndiheni më mirë. Një buzëqeshje shkarkon ngarkesën psikologjike dhe çliron shpirtin.

Provojeni!

A nuk ndiheni më të lehtë dhe të lumtur?

Buzëqeshja e Profetit a.s

Profeti a.s buzëqeshte shpesh dhe me lumturi të sinqertë. Faktikisht, ai buzëqeshte aq shpesh sa kjo sjellje e tij shfaqet herë pas here në historitë mbi jetwn e tij.

Abdulla ibn Harith thotë: “Nuk kam njohur kurrë ndonjë person që buzëqesh aq shumë sa Profeti a.s. Profeti Muhamedi e konsideronte buzëqeshjen ndaj dikujt si bamirësi.” (Tirmidhiu)

Xhabir ibn Abdullah tregon: “I Dërguari i Allahut nuk i refuzonte kurrë kërkesat e mia për ta takuar qëkurse përqafova islamin, dhe sa herë që më shikonte, fytyra e tij ishte e buzëqeshur.” (Muslimi)

Kur njëri nga sahabët u pyet nëse ulej të bisedonte me Profetin a.s, ai u përgjigj: “Po, shumë shpesh! Ai (a.s) ulej në një vend të caktuar ku kryente lutjen e mëngjesit deri në çastin që lindte dielli. Shokët e tij flisnin mbi çështje të ndryshme rreth kohës së injorancës, dhe qeshnin me sjelljet e tyre të asokohshme, ndërsa Profeti a.s vetëm buzëqeshte.” (Muslimi)

Një nga shokët e Profetit a.s tregon mbi marrëdhënien e tij me Profetin a.s kur ai ishte djalë i ri. Enesi thotë: “Profeti i Allahut ishte njeriu me karakterin më të mirë. Një ditë më dërgoi të bëja diçka, ndërsa unë i thashë: Betohem në Zot që nuk do të shkoj. Megjithatë, thellë në zemër e ndjeja që duhet të shkoja të bëja atë që më kishte kërkuar I dërguari i Allahut. Sidoqoftë, kur dola jashtë, pashë disa shokë që po luanin në rrugë dhe shkova tek ata. Krejt papritur, I Dërguari i Allahut me erdhi nga mbrapa dhe më vuri dorën në qafë. Unë u ktheva dhe e pashw që po qeshte.” (Ebu Daudi)

Profeti a.s ishte natyrë e butë dhe bujare. Bashkëshortja e tij, Aishja, e krahasonte karakterin e tij me Kur’anin, që do të thotë se ai jetonte sipas mësimeve të Kur’anit. Prandaj, sjellja dhe personaliteti i Muhamedit a.s janë shembujt më të mirë që mund të ndjekim në jetët tona. Një nga shokët e Profetit a.s, që kaloi më shumë se 10 vjet duke u shoqëruar me të, thotë: “Gjatë shoqërimit tim me të, nuk dëgjova kurrë një fjalë të pahijshme nga goja e tij, dhe as të sillej vrazhdë me ndokënd. Ai fliste më mirësjellje të jashtëzakonshme dhe ishte bujar më gjithkënd.”

Sjellja e natyrshme e Profetit a.s e shtynte atë të buzëqeshte bashkërisht me njerëzit që e rrethonin.

Ndikimet pozitive të buzëqeshjes

Si rrjedhim, nëse Profeti a.s buzëqeshte, kjo duhet të jetë diçka e mirë si për ne, edhe për ata rreth nesh. Islami është projektuar nga Krijuesi për të qenë mënyra perfekte e të jetuarit për njerëzimin, prandaj, shpeshherë, veprime të vogla mund të kenë ndikim të madh. Buzëqeshja është një nga këto veprime. Ndaj, nuk është aspak për t’u habitur që buzëqeshja shoqërohet me shumë efekte pozitive.

Në kultura të ndryshme, buzëqeshja konsiderohet si shenjë miqësie dhe si përgjigje natyrale që tregon se po ndajmë lumturinë tonë më të tjerët. Buzëqeshja pakëson rrahjet e zemrës dhe redukton përkohësisht presionin e gjakut. Ajo redukton stresin duke çliruar endorfinat që në rrugë të natyrshme pakësojnë hormonet e stresit dhe njëkohësisht përmirësojnë gjendjen mendore. Endorfina gjithashtu lehtëson dhimbjet fizike.

Si rrjedhim, buzëqeshja dhe qeshja janë të dobishme për shëndetin e njeriut. Buzëqeshja aktivizon dhe fuqizon sistemin imunitar duke relaksuar trupin dhe duke i mundësuar sistemit imunitar të reagojë më shpejt dhe me efektivitet më të lartë ndaj agjentëve tw ndryshwm.

Të dhënat saktësojnë se buzëqeshja shton produktivitetin. Ajo na bën të dukemi më të rinj dhe sipas një studimi të fundit, buzëqeshja të zgjat jetën, duke e shtuar jetëgjatësinë tonë deri në 7 vjet. Përveç kësaj, buzëqeshja është ngjitëse. Si rrjedhim, ju do të merrni të gjitha përfitimet e mundshme të këtij veprimi që po përhapni në mjedis, përderisa personat të cilëve u buzëqeshni do t’ju përgjigjen gjithashtu me buzëqeshje.

Profeti a.s shpesh përshkruhet si i butë dhe bujar, dhe bujaria e tij përfshinte edhe buzëqeshjet ndaj atyre që gjendeshin rreth tij. Sot, falë të dhënave shkencore jemi në gjendje të vlerësojmë fuqinë e buzëqeshjes. Në ditët e para të islamit, nuk kishte artikuj apo libra mbi këtë temë për të lexuar.

Sahabët imitonin mikun dhe profetin e tyre, Muhamedin, duke e ditur se çdo sjellje e tij kishte mbështetje hyjnore. A i dinin ata të gjitha përfitimet e buzëqeshjes? Me siguri mund të themi që jo. Megjithatë, ata u rrethuan me lumturi, dhe sjellja e tyre, bashkë me gjendjen fizike, përmirësohej sa herë që Profeti a.s u buzëqeshte.

Profeti Muhamed a.s ndihmonte nevojtarët dhe të varfrit, vizitonte të sëmurët në shtëpitë e tyre dhe interesohej për gjendjen e tyre. Sa herë që kalonte pranë dikujt ai e përshëndeste duke i uruar paqe dhe e shoqëronte këtë me buzëqeshje në fytyrën e tij.

Profeti Muhamed a.s qeshte dhe bënte shaka me familjen dhe shokët e tij, madje edhe duke iu vënë nofka miqësore, megjithatë ai gjithmonë sillej me ndjeshmëri të lartë, duke respektuar parimet morale islame. Ai kurrë nuk bënte shaka që mund të lëndonin ndjenjat e dikujt, apo të luante duke thënë gjëra që nuk ishin të vërteta. Në fakt, ai është dëgjuar të thotë: “I mjeri ai që thotë gënjeshtra për t’i bërë njerëzit të qeshin.” (Tirmidhiu).

Buzëqeshni – ka më shumë vlerë nga ç’mund të mendoni.

Burimi: islamreligion.com

Leave a Reply