Ai është Profeti i të gjithëve

Ai është Profeti i të gjithëve

“O njerëz! Zoti juaj është një. Keni një origjinë. Të gjithë jeni bijtë e Ademit a.s. e Ademi është prej balte. Arabi nuk ka epërsi mbi jo-arabin, sikurse jo-arabi mbi arabin; as i bardhi mbi të ziun e as i ziu mbi të bardhin. Vlera e lartë është vetëm në takva (devotshmëri), t’i frikësohesh Allahut.” Kjo ishte thirrja e Profetit të Islamit a.s. teksa ai largohej nga kjo botë. Vetëm për umetin u mundua, e para se të nisej pyet: “A e kreva detyrën?”, ku si përgjigje i kthehet një jehonë e thellë e përlotur nga sahabët (shokët): “Po. Ja Resulallah!” Pas kësaj, me një qetësi të begatë thotë: “Dëshmo, o Allahu im!”, drejtuar pafundësive. Ai ishte profeti i të gjithëve; i të bardhit, i të ziut; të sëmurit e të shëndoshit, i lindjes e perëndimit, aziatikut e evropianit, amerikanit e afrikanit, i gjithë njerëzimit.

Ishte përherë në përpjekje për shpëtimin e bijve të Ademit. Po edhe umeti nuk e harroi kurrë atë. Sa herë që kujtohet ai, zemra e besimtarit dridhet ëmbël me ngazëllim prej butësisë së begatë të qenies së tij. Allahumme sal-li ala Muhammedin ue ala ali Muhammedin kema sal-lejte ala Ibrahime ve ala ali Ibrahime inneke hamidun mexhid. Allahumme barik ala Muhammedin ve ala ali Muhammedin kema barekte ala Ibrahime ve ala ali Ibrahime inneke hamidun mexhid. O Allah, shfaqi mëshirën Tënde Muhamedit dhe familjes së Muhamedit, sikur që ia shfaqe Ibrahimit dhe familjes së Ibrahimit. Vërtet Ti je i denjë për çdo famë dhe lavd! O Allah, dhuroi bekimin Tënd Muhamedit dhe familjes së Muhamedit, sikur që ia dhurove bekimin Ibrahimit dhe familjes së Ibrahimit.

Vërtet Ti je i denjë për çdo famë dhe lavd!

Leave a Reply